Politike

Milva Ekonomi në Durrës? Rama e Basha përplasen për mbetjet/ Kreu i PD: Do firmoset vjedhja… Kryeministri: Shpifje! Plehra

14 Tetor 2020, 12:58 Nga DOSJA
Milva Ekonomi në Durrës? Rama e Basha përplasen për mbetjet/

TIRANË-Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha, se kryeministri dhe qeveria kanë në plan të shkarkojnë kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako, për çështjen e inceneratorëve, ka sjellë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se PD është në një marrëdhënie fiziologjike me plehrat, pasi i ka patur “male krenare”. Teksa i quan akuzat shpifje, Rama shton se Basha duhet ta harrojë kthimin e Durrësit, Tiranës, Fierit dhe Elbasanit në vargmale plehra.

Reagimi i Ramës:

Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!…Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!…Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!

Ndërkohë nuk ka vonuar dhe përgjigjia e Bashës i cili shkruan se nuk është dhënë asnjë para për të papunët, mjekët dhe infermierët apo sipërmarrjet që janë drejt kolapsit.

Por çfarë tha sot kryedemokrati Lulzim Basha?

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se qeveria do të vendosë në krye të Bashkisë Durrës, Milva Ekonomin, që të firmosë sipas tij shkresën që i hap rrugë “vjedhjes së parave”.

Deklarata e Bashës:

Për inceneratorët e ka në mendje ta shkarkojë për herë të pestë apo të gjashtë kryetaren e bashkisë së Durrësit. Se nuk pranon zonja që nuk ia di emrin, se nuk kemi si t’ia dimë emrin se i ndërrojnë më shpesh sesa shefat e Kadastrës së Vlorës, nuk pranon të firmosë një aferë qindra milionëshe për të çuar lekë tek inceneratori i Tiranës. Dhe po bëjnë gati Milva Ikonomin që të japë dorëheqjen nga deputete e të komandohet atje që të firmosi shkresën e të vjedhin paratë prapë me inceneratorët. Këtu e ka mendjen ai, mos kujtoni se ka mendjen diku tjetër. Keni besoj informacion? Ja po ua them unë. Ky është plani.

A do ta ndryshojë pas publikimit që bëra unë? Kjo mbetet për tu parë.

Plani është: Milva Ikonomi të japë dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve.

Gjithçka tek Edi Rama është e lidhur me paratë që iu grabitën shqiptarëve dhe iu shkojnë oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e inceneratorëve të plehrave. Të tjerat pastaj janë pikërisht siç e thash dhe siç më citove :  “Fryhet si gjel dhe kakaris si pulë”. Por pulë që s’bën vezë, bën vetëm glasa. Dhe faturën e paguajnë shqiptarët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll