Politike

Rama prezanton Akademinë e Kodimit, i prerë me administratën: Çdo shërbim do kalojë on-line se ju vuani nga sëmundja e ru

14 Tetor 2020, 15:26 Nga DOSJA
Rama prezanton Akademinë e Kodimit, i prerë me administratën:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se pretendon që të mbyllë të gjitha shërbimet në zyra për të kaluar online, por që kjo gjë, sipas tij, do të ndodhë hap pas hapi. I ndodhur në ‘Techno Space’, teksa prezantoi zyrat e Akademisë së Kodimit që sjell mundësinë e trajnimit të të rinjve në disiplinat e teknologjisë, kryeministri deklaroi se kalimi online duhet të ndodhë sa më shpejt pasi administrate, vuan ende nga sëmundja e ryshfetit.

Sipas Ramës, personat që punojnë në administrate, janë ende të rinj për të qenë në lartësinë e duhur. Kryeministri u shpreh se kur erdhi në pushtet, online ishin vetëm 13 shërbime, ndërsa deri në muajin dhjetor, sipas tij, do të jenë 1200.

“Këtu ku jemi sot kemi arritur duke bërë një kapërcim shumë të madh. Në fund të vitit 2013 kur morëm detyrën AKSH ishte krijuar dhe shërbimet online ishin 13. Në fund të vitit do ta kemi për të gjithë mundësinë që 1200 shërbime ti marrin pa shkuar në zyra pa pritur që dikush tu japë një dorë për të kapërcyer radhën. Ambicia jonë është që të mbyllim këtë kapitull me hallet e njerëzve si pasojë e një administrate që është ende e re për të qenë në lartësinë e duhur dhe që vuan nga sëmundje të vjetra, si ryshfeti. Ta mbyllim duke çuar shërbimin në xhepin e çdokujt, në smartphonin e çdokujt, që të mos ketë nevojë më askush që të dalë nga shtëpia të mbajë rradhë e të presë se çfarë lloj fytyre do ketë shteti për të. Është e sigurt që sot ka një çlirim të konsiderueshëm, sot që flasim kemi 660 shërbime aktive dhe me futjen e bllokut të fundit të shërbimeve online mbyllet faza e revolucionit digjital. Dje ishte një moment gëzimi që pasohet nga gëzimi i sotëm sepse të dyja aktivitetet janë të lidhura me njëra tjetrën qoftë hapja e TUMO Tiranës,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri bëri dhe batuta me kreun e fondacionit shqiptaro-amerikan. Teksa fliste nga ‘Techno Space’, Rama tha se ky plan do të financohet nga Bashkimi Europian. Ndërsa me humor, drejtuar kreut të fondacionit, shqiptaro-amerikan, Michael Granoff, tha se bëhet fjalë për shumë para, teksa ky i fundit ishte në lidhje me ‘zoom’.

Michael bëhet fjalë për shumë para. Për shumë lekë Michael. Siç do të thonit ju ‘huge money’. Më beso, nuk ke parë ndonjehërë kaq shumë para,”– tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama kujtoi edhe nënën e tij të ndjerë, Anetën, në momentin që përshëndeti polakët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama michael granoff edi rama michael granoff

Sondazh

Poll