Aktualitet

“Do jem polic në kapen e djalit tim”/ Flet babai i Ilirjan Hasanajt: Është shpirti im, por do të përballet me drejtësi

14 Tetor 2020, 11:36 Nga DOSJA
“Do jem polic në kapen e djalit tim”/ Flet babai i Ilirjan

SHKODËR-Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se i bëri atentatit Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë Madhe, ka deklaruar para medieve se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet i biri i tij. Ai i bëri thirrje çdo personi që ka informacion se ku ndodhet i biri, ta njoftojë. Ndërkohë Hasanaj theksoi se do të bashkëpunojë me drejtësinë dhe se do të jetë polic në kapjen e djalit të tij. Babai i 19-vjeçarit nënvizoi më tej se nuk ka asnjë hasmëri apo konflikt me familjen e Mentor Hasanajt.

“Kushdo që e sheh të më njoftojë. Që prej ditës së ngjarjes nuk kam pasur një komunikim me djalin, vetëm kam dëgjuar lajmet. Nuk e imagjinoj që të ketë bërë këtë gjë. Unë nuk kam gjë me atë familje. Ata janë familje shumë e mirë, kam respekt. Nuk jemi në hasmëri me atë familje. Unë nuk e di ku është djali, kaq dua, do të bashkëpinoj me Policinë, jam në krah të Policisë. Unë do të mbështes edhe djalin.  Ai është fëmija jem,  ai është shpirti im. Nuk kemi lidhje me atë familje, është nga fshat tjetër. Nuk kam parë asnjë sjelle të çuditshme të djalit. Sapo mbaroi shkollën do të bënim letrat për të shkuar në Akademinë e Policisë.  Mori testin e parë, po prisnin përgjigjen e testit fizik. Në këtë moment më mori në qafë, më tradhëtoi. Për vrasës me pagesë, këto janë dyshime të policisë. Nuk di gjë. Unë nëse gjej djalin do ta dorëzoj në polici, do i përgjigjem edhe familjes tjetër. Unë do të jem polic në kapejn e djalit tim.”, u shpreh Arben Hasanaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe atentat shefit te policise ne malesine e madhe

Sondazh

Poll