Aktualitet

Izolimi në 41-BIS/ Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kallëzojnë penalisht Arta Markun dhe Donika Prelën për shpërdorim d

14 Tetor 2020, 11:02 Nga DOSJA
Izolimi në 41-BIS/ Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kallëzojnë

TIRANË- Të burgosurit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme ose ndryshe SPAK, ish-kryeprokuroren e përkohëshme Arta Markun dhe ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën për shpërdorim detyre. Në padinë e tyre, të dy e cilësojnë si të padrejtë izolilmin e tyre në burgun e sigurisë së lartë 41-BIS. Sipas tyre, ligji parashtron qartë se kërkesa i bëhet ministrit të Drejtësisë nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, organ që nuk është krijuar që prej datës 19 Dhjetor 2019, duke shtuar se kërkesën për izolimin e tyre e ka nisur Prela, e cila nuk i ka gëzuar këto kompetenca.

“Në rastin e të dy Urdhërave të Ministrit të Drejtësisë, kërkesa dhe inicimi i procedurës është bërë nga Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e kallëzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencën për të inicuar një procedurë të tillë,”-shkruhet në kallëzim. 

PJESË NGA KALLËZIMI: 

Ne, kallëzuesit, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, jemi duke u gjykuar ne Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë. Me Urdherat respektive Nr. 253 dhe 255, date 28.07.2020, te Ministrit te Drejtesise, jemi vendosur ne regjimin e posaçëm te ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurise së lartë pranë Institucionit te Ekzekutimit te Vendimeve Penale “ Jordan Misja”, Tirane. Urdhërat e Ministrit të Drejtesise, janë ankimuar ne Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si të kundraligjshëm dhe abuzive. Vendimmarrja e Ministrit të Drejtësise buron nga e drejta qe i jepet atij nga ligji nr.108/2018 “Për nje shtese ne Ligjin Nr.8328, date 16.041998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, (me ligjin Nr.81/2020, ne daten 25.06.2020, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin e ri “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, duke shfuqizuar ligjin e vjeter Nr.8328, date 16.04.1998). Sipas ligjit te kohes kur kane dale Urdherat e Ministrit te Drejtesise, por edhe sipas ligjit te ri, ky i fundit vepron mbi kerkesen e arsyetuar e cila duhet t’i paraqitet Ministrit nga Drejtuesi i Prokurorise se Posacme. Prokuroria e Posacme per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar eshte krijuar ne daten 19 Dhjetor 2019, kur tetë prokurorë të emëruar në SPAK jane betuar para Presidentit të Republikës se Shqiperise. Ne rastin e te dy Urdherave te Ministrit te Drejtesise, kerkesa dhe inicimi i procedures eshte bere nga Drejtuesja e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, e kallzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencen per te inicuar nje procedure te tille. E kallzuara Donika Prela, e mbeshtet kerkesen e saj ne Udhezimin Nr.2, date 24.05.2019 te Prokurorit te Pergjithshem te Perkoheshem ne ate kohe, te kallzuares Arta Marku. E kallzuara Arta Marku, ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nga ana e saj, ne shkelje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ka nxjerre Udhezimin Nr.02, date 24.05.2019 “ Per zbatimin e ligjit lidhur me Regjimin e Posacem ne Burgun e Sigurise se Larte”.

Në fund të korrikut, në Shqipëri ka nisur zbatimi i regjimit ’41 bis’, për izolimin e elementëve kriminalë me rrezikshmëri të lartë. Shtatë emrat e parë që u firmosën nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishin; Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela). Një pjesë prej tyre nisi edhe një grevë urie brenda në burgje për të kundërshtuar izolimin e tyre. Megjithatë pas disa javësh trazira, situata pas hekurave u qetësua, ndërkohë që ka nisur një hetim për të zbuluar se cili ishte “iniciatori” i gjithë “rrëmujës”. Ndërkohë që u shkarkua edhe drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.   

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku donika prela emiliano shullazi gilmando dani arta marku donika prela emiliano shullazi gilmando dani

Sondazh

Poll