Aktualitet

‘Në park mund të rrezikosh më shumë se në bare nëse…”/ Rakacolli sqaron mbajtjen e maskës në ambiente të hapura:

14 Tetor 2020, 07:28 Nga DOSJA
‘Në park mund të rrezikosh më shumë se në bare

TIRANË- Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur ën lidhje me vendosjen e  maskave me detyrim edhe në ambientet e hapura, çështje e cila ka hapur debat që prej dy ditësh. Rakacolli thotë se njerëzit mund të jenë më të rrezikuar në një park se san ë një bar nëse nuk vendoset maska. Sa i përket palestër, sipas saj,  në këtë rast nuk është e rekomandueshme mbajtja e maskës, pra në momentin që kryhet aktiviteti fizik.

“Baret dhe restorantet janë rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit, nuk ka një masë të vetme që të na mbrojë, duhet të ruhet distanca, të respektohet higjiena personale, pra nëse do hyjmë në bar apo restorante, edhe sot kur maska nuk është e detyrueshme ne marrim një risk. Do të respektojmë distancat dhe higjienën dhe ky risk është njësoj edhe kur do të vihen maskat. Vetëm në momentin q do të konsumohet ushqimi do të hiqet maska, kur hyjmë dhe dalim duhet ta heqim.  Parku është ambient i hapur, në park nuk respekton maskën, mund të jesh më i rrezikuar se në një bar kur ruan distancën. Dhe kjo është e vërtetuar, ka studime. Shkuarja në palestër ka të mirat e veta, por ke më shumë rrezik, por në momentin që bëhet aktiviteti fizik mbajtja e maskës mund të dëmtojë, nuk duhet të mbajë, por kur lëviz në ambientet e saj. Kur janë disa njerëz që nuk kanë mundësi fizike, kur vuajnë nga sëmundje kur mbajtja e maskës i pengon që të marrin frymë, me rekomandim nga mjeku,  do vihet në dijeni policia për këtë”, tha Rakacoli për Report TV.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 06:34

TIRANË- Le të rikthehemi edhe një herë në vitin 2011 kur Marto Bejaj humbi kontaktet me familjen. Kur s’kishin kaluar as 15 ditë një telefonatë do të zgjon...