Aktualitet

Detaje nga eksplozivi në Vlorë/ Bomba artizanale ishte e pajisur me telefon, rreth 200 gram tritol gati për të shpërthyer,

14 Tetor 2020, 06:21 Nga DOSJA
Detaje nga eksplozivi në Vlorë/ Bomba artizanale ishte e pajisur me

VLORË-Detaje të reja kanë dalë nga pakoja me eksploziv që u gjet dje në lagjen Paravësia të Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se lënda plasëse, e vendosur pranë pallatit të Kulturës në Vlorë, ishte rreth 200 gram tritol dhe komandohej nga një telefon. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjithçka ishte përgatitur në mënyrë artizanale.

Nuk dihet ende nëse bomba artizanale i ka rënë ndonjë makine, është vendosur qëllimisht në atë zonë për të shpërthyer ndonjë makinë, apo për të krijuar terror. Policia ka shpresa tek kamerat e sigurisë të sekuestruara nëse kanë identifikuar automjetin, apo personin që e ka lënë aty.

Lënda plasëse u gjet rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme. Ishin kalimtarët e zonës ata që pikasën çantën e zezë,  pranë një makine në një lulishte në lagjen “Pavarësia”. Qytetarët lajmëruan menjëherë policinë dhe Forcat Xheniere realizuar një shpërthim të kontrolluar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alarm per tritol ne vlore alarm per tritol ne vlore

Sondazh

Poll