Politike

Erion Veliaj: Meta të mos flasë për Vojo Kushin, deputeti i LSI-së ndërtoi lloton e ia hipi bustit të dëshmorit sipër…

13 Tetor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Erion Veliaj: Meta të mos flasë për Vojo Kushin, deputeti i

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se Presidenti Ilir Meta nuk mund të përmendë Vojo Kushin, kur një ish-deputet i LSI-së, donte të ngrinte një kioskë pranë bustit të tij.

Në një lidhje me Skype në Repolitix, Veliaj tha se ka qenë vetë ai që ka shkuar të prishë ndërtimin pranë bustit të Kushit, teksa shtoi se këto dy standartë, sikur s’kanë lidhje me njëri-tjetrin.

“Meta po përdor një retorikë përçarëse. Flet kot për Vojo Kushin. Unë vetë kam shkuar dhe kam hequr lloton që kishte epliksuar bustin e Vojo Kushit. Ish-deputeti i LSI-së, i Bulqizës, po ndërtonte dhe po ia hipte sipër Kushit. Shkova dhe ia hoqa kioskën. Ishte Përparim Spahiu. I thashë s’mund t’i hipësh sipër siç ia hipi ai tankut. Kështu që ka diçka që nuk shkon këtu. Këtej flet për Vojo Kushin, andej shkojnë e ia hipin busteve,”- tha Veliaj. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ilir meta vojo kushi erion veliaj ilir meta vojo kushi

Sondazh

Poll