Politike

PERLA! Deputeti Xhemal Qefalia tregon “sekretin”: Para çdo fushate ka shtim të aktivitetit kriminal, edhe numri i vrasjeve

13 Tetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
PERLA! Deputeti Xhemal Qefalia tregon “sekretin”: Para çdo

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka pohuar se para çdo fushate elektorale ka rritje të kriminalitetit.

Në një intervistë për Report Tv, Qefalia është shprehur se ka një kohë të gjatë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka vënë re se çdo vit elektoral, personat me precendentë kriminalë zgjerojnë rrjetin e tyre, por nuk mungojnë as vrasjet.

“Po të shikosh, unë jam deputet gjatë, dhe vazhdimit në fushata zgjedhore individë me precedent kriminal zgjerojnë aktivitetin e tyre se i mbajnë veshët ngritur se thonë do ikin këta, do vijnë të tjetër. Para fushatës edhe rritet individët kriminal, por edhe numri më i madh i vrasjes. Në momentin që i përdor politika, do i humbasë votat. Qytetarët nuk janë budallenj. Gjatë PD ka pasur drejtor policie që në CV e tyre kishte drejtor bonifikimi, apo kryetar i PD,“- tha ai në fjalën e tij.

Megjithatë deputeti socialist nuk ka përmendur se cilat janë masat që qeveria ku ai bën pjesë edhe vetë ai, për ndalimin e këtij fenomeni. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike krimi ne kohe fushate xhemal qefalia krimi ne kohe fushate xhemal qefalia

Sondazh

Poll