Politike

Veliaj kërkesë Bashës: Më padit zyrtarisht për makinën dhe shtëpitë që ke fituar, mezi po pres se dosjet i kam gati, mo

13 Tetor 2020, 19:31 Nga DOSJA
Veliaj kërkesë Bashës: Më padit zyrtarisht për

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se mezi pop ret që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ta padisë për akuzat që ai ka ngritur në daljet publike. Në një lidhje me Skype në studion e Repolitix, Veliaj i bëri kërkesë Bashës që ta padisë për makinë që kreu i bashkisë është shprehur se kryedemorkati e ka fituar në këmbim të lënies së protestës së Astirit.

“Mezi po pres të më padisë. Qoftë për akuzat për makinën, qoftë kur kam përmendur katër shtëpitë që mori. Mezi pres të thirrem në Gjykatë dhe ta ofroj këtë informaxcion. Unë kam dosje por nëse ka shkelje, këtë gjë do ta vërtetojë Gjykata. Unë mezi pres tu vërtetoj edhe demokratëve që lideri i tyre jeton shumë më mirë në kohën tonë se në kohën e PD-së,”- tha Veliaj.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe përgjigjia e Partisë Demokratike. PD-ja nxorri dokumentet për të treguar se padia ishte zyrtare dhe jo vetëm deklarata në media.

Në fillim të tetorit, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, Lulzim Basha ka marrë katër vila. I pranishëm në njësinë numër një të Tiranës, Veliaj deklaroi se Basha vendos gjoba, dhe në një vit kaq të vështirë ekonomik për shkak të pandemisë, ai dhe kunati i tij, janë pasuruar, duke marrë edhe një makinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha erion veliaj lulzim basha

Sondazh

Poll