Politike

DENONCIMI/ Berisha bën deklaratën: Në Bashkinë e Durrësit janë punësuar të gjithë gratë e “të fortëve”!

13 Tetor 2020, 16:37 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Berisha bën deklaratën: Në Bashkinë e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin që i ka ardhur nga një qytetar. Në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha shkruan se në Bashkinë e Durrësit “të fortit” e qytetit kanë punësuar bashkëshortet e tyre në administratë. Sipas denoncuesit të publikuar nga lideri historik i demokratëve, gratë e “të fortëve” edhe pse figurojnë të punësuara nuk paraqiten asnjë ditë në punë, edhe pse paguhen rregullisht. 

“Ne narko bashkine e Durresit jane punesuar te gjitha grate e te forteve! Rrogat i marrin por ne pune nuk vijne. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb Pershendetje i nderuar , dua te ndaj nje fakt shume shqetesues me ju dhe qytetaret e ketij vendi , Bashkia e Durresit eshte kthyer ne nje Horror ku te gjith grate e te forteve kan filluar pune ketu. Ato nuk vijne ne pune dhe vetem marrin rrogat mirpo e gjith barra e punes rendon mbi ne qe nuk kemi lidhje me te fortit pra na duhet te perballojme ngarkesen e punese edhe te atyre. Nuk e çel njeri gojen,te lutem beje publike,“-shkruhet në postimin e Berishës. 

POSTIMI I BERISHËS:

Edhe pse ka publikuar denoncimin e qytetarit, as ky i fundit dhe as ish-kryeministri Berisha nuk i kanë përmendur se për cilët “të fortë” bëhet fjalë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia e durresit durres sali berisha bashkia e durresit durres sali berisha

Sondazh

Poll