Politike

Partia Demokratike nxjerr videon: Rama e premtoi që në vitin 2013 heqjen e akcizës dhe taksës së qarkullimit, deri në zgje

13 Tetor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Partia Demokratike nxjerr videon: Rama e premtoi që në vitin 2013

TIRANË– Partia Demokratike ka përballur kryeministrin Edi Rama me premtimet e tij. Përsa i përket heqjes së akcizës së karburantit për prodhim bujqësor dhe taksën e qarkullimit të naftës, të cilat Rama i premtoi sot, PD-ja ka nxjerrë një video.

Siç edhe mund ta dëgjoni, kryeministri Rama këtë e ka premtuar edhe në vitin 2013.

“Do të heqim akcizën e karburantit për prodhim bujqësor dhe taksën e qarkullimit të naftës. Do ta heqim dhe do të ulim edhe çmimin e naftës. Ç’lidhje ka ai me taksën e qarkullimit, që e merr naftën aty,”– dëgjohet të thotë Rama.

Mos e humbni këtë video. Shikoni çfarë mashtruesi i qeveris shqiptarët. I vjedh, i vjedh, i vjedh pa pushim, pastaj nxjerr nga xhepi i korrupsionit nga një karamele elektorale. Edi Rama nuk ka lidhje me mbajtjen e premtimeve. Deri në zgjedhje të gjithë do të hanë me lugë floriri,”– shkruan Partia Demokratike krah videos së publikuar.

Sot, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ulë çmimin e naftës për fermerët. Nga ky vendim sipas qeverisë do të përfitojnë rreth 47 mijë fermerë të regjistruar me NIPT, dhe të tjerët që do të duhet të regjistrohen. Kryeministri po ashtu tha se do të ketë hapa shtesë, duke ulur edhe çmimin e karburantit në masën gjysmë për gjysmë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama heqja e akcizes per fermeret partia demokratike edi rama heqja e akcizes per fermeret partia demokratike

Sondazh

Poll