Sport

Reja: Kombëtarja ka fituar 10 lojtarë të rinj

13 Tetor 2020, 17:11 Nga DOSJA
Reja: Kombëtarja ka fituar 10 lojtarë të rinj

LITUANI – Trajneri Edi Reja shprehet optimist për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe i vë theksin edhe një herë në kofnerencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes, tek lojtarët e rinj dhe rinovimi i skuadrës. “Ekipi aktualisht ka 10 lojtarë të fituar, 10 lojtarë të rinj, 10 emra që janë ndjekur ngushtë nga stafet teknike dhe e meritojnë këtë grumbullim. Lojtarë të cilët kanë potenciale dhe aftësi shumë të mira. Eksperienca nuk janë vitet. Pasioni dhe kualitetet mund të shprehen edhe në moshën 20 vjeç, është çështje besimi dhe se sa ti dëshiron të japësh në fushë,” – tha trajneri i cili më pas ju rikthye edhenjë herë ndeshjes në Tiranë me Lituaninë si skuadra e vetme që e ka mundur Shqipërinë në këtë grup. “Performanca e Lituanisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë ka qenë shumë e mirë. Kanë ushtruar presing të vazhdueshëm duke i hequr iniciativën ekipin tonë. Presingu në rritje dhe gabimet tona individuale shkaktuan pësimin e golit. Gjithsesi jemi të vetëdijshëm se është një ekip me aftësi të larta teknike dhe do të mundohet që të njëjtë gjë ta ushtrojë dhe nëse.Do të përpiqemi që të gjejmë pikat më të dobëta të tyre duke ushtruar presionin tonë dhe duke shfrytëzuar anët tona më të forta, për të arritur në objektivin tonë që është fitorja e ndeshjes.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi reja kombetarja kuqezinjtë lituani nations league edi reja kombetarja kuqezinjtë lituani nations league

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 15:55

Barcelona me 5 lojtarë ndaj Getafes

Ndonjëherë të kesh në skuadër lojtarët më të mirë të vendeve të ndryshme nuk është edhe ndonjë lajm i mirë. Kështu po i ndodh Barcelonës dhe Ronald Kumanit në k...

Sport 13 Tetor 2020, 16:41

Kuqezintjë, provat e fundit në Lituani

LITUANI – Kuqezinjtë sot përshkruan një tjetër distancë të largët, rreth 5 orë avion nga Kazakistanit drej Lituanisë, ku nesër do të luajnë transfertën e dytë t...

Sport 13 Tetor 2020, 15:55

Kokëdhima zbulon 3 skenarët e Ligës…

TIRANE – Një prej 10 presidentëve të Ligës Profesioniste të Futbollit, Koço Kokëdhima, i pyetur se kur mund të nisë sezoni i futbollit shqiptar, nuk ka d...

Sport 13 Tetor 2020, 14:58

Gjyqtari Hamiti, drejtësi në Qipro…

TIRANE – Pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mësohet, se UEFA ka caktuar gjyqtarin shqiptar të FIFA-s, Eldorian Hamiti, të japë drejtësi në një ndeshje kuali...

Sport 13 Tetor 2020, 14:21

Cristiano Ronaldo infektohet me koronavirus

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ‘Ylli’ i futbollit ta...