Sport

Barcelona me 5 lojtarë ndaj Getafes

13 Tetor 2020, 15:55 Nga DOSJA
Barcelona me 5 lojtarë ndaj Getafes

Ndonjëherë të kesh në skuadër lojtarët më të mirë të vendeve të ndryshme nuk është edhe ndonjë lajm i mirë. Kështu po i ndodh Barcelonës dhe Ronald Kumanit në këtë periudhë grumbullimi kombëtaresh. Trajneri holandez i katalanasve ka në dispozicion vetëm 5 lojtarë për të përgatitur ndeshjen e ardhshme të kampionatit, që do të zhvillojë ndaj Getafes ditën e shtunë.

Mes shumë lojtarëve të shpërndarë, sigurisht ai që shqetëson më tepër dhe vjen më vonë është pikërisht kapiteni Lionel Mesi. Ylli argjentinas do të kthehet edhe më vonë nga të gjithë shokët e tij të skuadrës në Barcelonë, pasi do t’i duhet të luaj ndaj Bolivisë mbrëmjen e së martës. Trajneri nuk mund të bëjë taktikë apo të përgatisë ndeshjen, sepse nga ekipi i parë ka në dispozicion vetëm 5 futbollistë: Neto, Dest, Alenja, Pike dhe Dembele.

Të tjerët si Ter Shtegen, Xhunior, Mateus, Umtiti dhe Alba, janë të dëmtuar. Mbetet për t’u parë se si do ta përballojë Barcelona këtë vështirësi, të cilën e kanë thuajse edhe skuadrat e tjera.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi ronald koeman barcelona messi ronald koeman

Sondazh

Poll

Sport 13 Tetor 2020, 16:41

Kuqezintjë, provat e fundit në Lituani

LITUANI – Kuqezinjtë sot përshkruan një tjetër distancë të largët, rreth 5 orë avion nga Kazakistanit drej Lituanisë, ku nesër do të luajnë transfertën e dytë t...

Sport 13 Tetor 2020, 15:55

Kokëdhima zbulon 3 skenarët e Ligës…

TIRANE – Një prej 10 presidentëve të Ligës Profesioniste të Futbollit, Koço Kokëdhima, i pyetur se kur mund të nisë sezoni i futbollit shqiptar, nuk ka d...

Sport 13 Tetor 2020, 14:58

Gjyqtari Hamiti, drejtësi në Qipro…

TIRANE – Pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mësohet, se UEFA ka caktuar gjyqtarin shqiptar të FIFA-s, Eldorian Hamiti, të japë drejtësi në një ndeshje kuali...

Sport 13 Tetor 2020, 14:21

Cristiano Ronaldo infektohet me koronavirus

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ‘Ylli’ i futbollit ta...

Sport 13 Tetor 2020, 13:44

Kapiteni Ramos mendon largimin nga Reali

MADRID – Tronditet familja “Los Blancos” në Madrid. Emblema dhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, sipas medias spanjole, po përgatit “valixhet” për t’u lar...