Politike

“Heronjtë mbaji në zemër e në mendje”/ Rama nuk i ndahet presidentit: Ilir, ti duhet ta kuptosh…Kjo është komedia e

13 Tetor 2020, 14:31 Nga DOSJA
“Heronjtë mbaji në zemër e në mendje”/ Rama nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet presidentit Ilir Meta. Pas reagimit të këtij të fundit, Rama i ka kthyer përgjigje me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se Meta duhet t’i mbajë heronjtë e tij në zemër e mendje dhe të respektojë detyrën institucionale, jo ta përdorë atë për kaozat e tij. Më tej, Rama shkruan se Meta duhet ta ndalojë shpërndarjen e dekoratave, pasi është kthyer në një komedi që e ka kthyer kreun e shtetit në atë që numri një i maxhorancës e quan “gazi i botës.”

“Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar! Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!,”– shkruan Rama. 

Vazhdon përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Shpërndarja e dekoratave është kthyer në “mollë sherri” mes dy palëve, ndërkohë që kreu i shtetit këmbëngul për përballje në debat. Nga ana e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i përgjigjet kërkesës së tij por i kërkon të ndalojë me shpërndarjen e dekoratave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama ilir meta debati rama-meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll