Politike

Meta s’i ndahet Ramës: S’më the në cilën studio do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec!

13 Tetor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Meta s’i ndahet Ramës: S’më the në cilën studio

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar me replikat me kryeministrin Edi Rama. Pasi ky i fundit, i tha se duhet ta ndalojë shpërndarjen e dekoratave, pasi është kthyer në një komedi që e ka kthyer kreun e shtetit në atë që numri një i maxhorancës e quan “gazi i botës.”

Në një tjetër status në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një tjetër foto, këmbëngul në një përballje publike me Ramën.

Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec!“- shkruan Meta. 

Vazhdon përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Shpërndarja e dekoratave është kthyer në “mollë sherri” mes dy palëve, ndërkohë që kreu i shtetit këmbëngul për përballje në debat. Nga ana e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama nuk i përgjigjet kërkesës së tij por i kërkon të ndalojë me shpërndarjen e dekoratave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama ilir meta debati rama-meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll