Politike

Tabaku i përgjigjet Ramës: Korrupsioni i qeverisë shkatërroi ekonominë dhe të ardhmen e shqiptarëve

13 Tetor 2020, 12:43 Nga DOSJA
Tabaku i përgjigjet Ramës: Korrupsioni i qeverisë shkatërroi

TIRANE- Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka postuar një status në ‘Facebook’ aty ku shkruan se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan.

Sipas saj, është kështu pas për të marrë një tender, nje kocension ose çdo lloj kontrate të duhet të paguash rryshfet.

Më tej Tabaku shkruan se qeveria u ka vjedhur shqiptarëve mbi 400 mln euro, me ndërtimin e rrugëve 20 mln euro ka bërë vjedhje kolosale te CEZ apo PPP. Sistemi i ngritur nga Rama duhet ndëshkuar, mbyll fjalën e saj ish-deputetja.

Statusi i plotë në FB

Shqiperia mbetet vend me korrupsion në shifra alarmante!

Faktet mbeten fakte dhe si ndryshon asnjë lloj propagande sado bajate të jetë.

1 DASH: Shqipëria vendi më i korruptuar I Ballkanit. Për të marrë nje tender, nje kocension ose çdo lloj kontrate të duhet të paguash rryshfet.

Korrupsioni është sistemi mbi të cilin e ka ngritur funksionimin e saj qeveria e rilindjes. Këtë e ka të qartë çdo shqiotar që sot është më i varfër, cdo biznes i vogël që lo falimenton dhe çdo investitor i ndershëm që ka larguar punonjësit dhe rrezikon mbylljen si pasojë e korrupsionit.

Vetem me inceneratorët kjo qeveri u ka vjedhur shqiptarëve mbi 400 mln euro, me ndërtimin e rrugëve 20 mln euro. Pa llogaritur vjedhjen kolosale e CEZ apo PPP që firmosen në dyert e oligarkëve, të cilët paguajnë taksë korrupsioni tek qeveria apo bashkëndajnë fitimet!

Gjithçka e firmosur do hetohet dhe do ndiqet dhe secili që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari. Ky është detyrim për të djeshmen dhe të ardhmen. Zotim për paudhësitë e sotshme. Sistemi ngritur nga Rama duhet ndëshkuar.

PD ka një plan të qartë për ta luftuar korrupsionin dhe vullnetin politik për tu ndarë nga ky moçal. Plan që nis me heqjen e kësaj bande në ikje që në frikë ka rritur dozën e propagandës dhe vjedhjes.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë ditë më të mira!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2020, 11:44

TIRANE- Kryeministri Edi Rama mohoi standarte të dyfishta të produkteve që fermerët krijojnë në Shqipëri dhe për jashtë saj. Në një konferencë të përbashkët me ...