Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit tentojnë të hyjnë në uzinë/ Kërkojnë ndihmë nga populli shqiptar, kreu i Sindikatës: Meta dhe R

13 Tetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit tentojnë të hyjnë në

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vijojnë të qëndrojnë në ambientet e jashtme të uzinës pasi duan të hyjnë brenda.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dauti para gazetarëve është shprehur se do tentojnë të hyjnë sërish brenda uzinës. Ai u shpreh se deri më tani nuk ka ardhur asnjë ndihmë e se Rama me Metën po luajnë me njëri-tjetrin. Ata kërkojnë ndihmë nga populli shqiptar, ndërsa nga Basha presin që ai të ngrejë zërin e mos të rrijë në hije.

Kërkojnë të marrin librezat e punës prej të cilave kanë humbur dhe vitet e punës. Rama me Metën të mos luajnë me njëri-tjetrin. Populli shqiptar të na vijë në ndihmë. Jemi në mëshirë të fatit, në grevë urie jemi 900 naftëtarë. Ne duam cilido të vijë, garanci që të mos jemi më në grevë. Cdo bëjmë pas 6 muajsh, do rikthehemi prapë në grevë. Problematika qëndron diku tjetër. Këta nuk vijnë, këta të lejnë të vdesësh.‘-janë shprehur naftëtarët.

Protestuesit kërkojnë dhe librezat e tyre pasi thonë se prej tyre i kanë humbur dhe vitet e punës. Ndërkohë janë 10 naftëtarë të cilët vijojnë të jenë të ngujuar në uzinë, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rënduar.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre dhe rifillimin e punës,  por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Ata ndodhen sot në ditën e 16 e grevës së urisë. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetarat e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftetarat e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll