Aktualitet

Ekzekutimi i Bujar Çelës/ Autori 20 minuta para krimit furnizoi makinën me karburant, provat që la në vendngjarje

13 Tetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Bujar Çelës/ Autori 20 minuta para krimit furnizoi

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e Bujar Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Nuredin Dumani, autor i ngjarjes, 20 minuta para vrasjes, furnizoi me karburant makinën që përdori në krim. Ky fakt konfirmohet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, ndërkohë që tek lekët u gjetën shenjat e gishtërinjve të Nuredin Dumanit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Dumani dyshohet se e vrau Bujar Çelën në shenjë hakmarrje, pasi dyshonte se Talo Cela ekzekutoi mikun e tij të ngushtë, Klevis Kapllani në Rrogozhinë.

Nuredin Dumani është një person i skeduar nga policia për ngjarje të rënda kriminale. Ai është i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima: Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit.  Ndaj tij, gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

50-vjeçari Bujar Çela, u ekzekutua mëngjesin e 17 shtatori, teksa pinte kafenë në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Ai u ekzekutua me armë zjarri nga 3 persona të veshur si policë. Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bujar çela nuredin dumani ekzekutohet bujar çela nuredin dumani

Sondazh

Poll