Aktualitet

Përplasje në Ballsh/ Naftëtarët tentuan të hyjnë me forcë brenda uzinës, mesazhet e tyre për politikanët: Të mos luaj

13 Tetor 2020, 08:22 Nga DOSJA
Përplasje në Ballsh/ Naftëtarët tentuan të hyjnë

TIRANE–Naftëtarët e Ballshit kanë tentuar ditën e sotme të hyjnë me forcë brenda rafinerisë. Teksa sot hyjnë në ditën e tyre të 16-të të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rënduar duket se nuk do të heqin dorë kaq lehtë nga kërkimi i të drejtave të tyre.

Në mbështetje të tyre kanë dalë dhe sindikata e fermerëve të cilët kanë tentuar së bashku me naftëtarët të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të uzinës. Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj u shpreh për mediat se ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje e se greva e tyre do të vijojë. Ai nuk la pa përmendur dhe krerët e shtetit duke i thënë se duhet të lënë lojërat dhe ti japin zgjidhje problemit të tyre.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre dhe rifillimin e punës,  por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Ata ndodhen sot në ditën e 16 e grevës së urisë. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit tentojne te hyjne ne uzine greva e naftetareve naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit tentojne te hyjne ne uzine

Sondazh

Poll