Aktualitet

“Kultivoj marijuanë për tim bir”/ 66-vjeçari në Itali ‘shokon’ policinë me deklaratën pasi i vihen prangat: Nuk du

12 Tetor 2020, 19:54 Nga DOSJA
“Kultivoj marijuanë për tim bir”/ 66-vjeçari

ITALI- Me një ngjarje të padëgjuar më parë është përballur së fundmi policia e Italisë pasi në pranga ka vënë një  66-vjeçar nga Terni. I moshuari u ndalua nga policia pasi iu gjet 1.2 kilogram kanabis  në banesë. Ndërkohë para autoriteteve 66-vjeçari ka habitur me justifikimin që ka dhënë duke thënë  se ai e kishte kultivuar për të birin përdorues që ai të mos e blinte bimën narkotike në njerëz “pak të besueshëm”.

“Kultivoj marijuanë për tim bir që është një konsumator i madh. Kështu që evitoj blerjen nga persona “më pak të rekomandueshëm”.- ka thënë ai.

Mediat bëjnë të ditur se i arrestuari është babai i një një 28-vjeçari, i cili njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike. Mësohet se edhe pas justifikimit të çuditëshëm të moshuarit i është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa i biri është ndaluar për shpërndarje.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka nisur një hetim të hollësishëm për babë e bir pasi në shtëpinë e tyre u gjetën po ashtu edhe disa rrënjë kanabis, një sasi e gatshme, peshore elektonike dhe një pajisje që përdorej për qeset me vakum, duke rritur kështu dyshimet se ata merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arerstohet 66 vjecari ne itali arerstohet 66 vjecari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 19:33

LUSHNJE- Prej 10 ditësh, Dajana Mita, kjo 22-vjeçare nga Lushnja që shihni në këtë foto, është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë. Ishte data ...