Aktualitet

Kultivonin bimë narkotike dhe kapen me 40 kg marijuanë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, si i zbuloi policia dy serat e kan

12 Tetor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Kultivonin bimë narkotike dhe kapen me 40 kg marijuanë/ Arrestohen dy

ITALI– Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane pasi kjo e fundit ka zbuluar 2 sera marijuane brenda të cilave kishte gjithsej mbi 1,700 bimë. Policia po ashtu  brenda shtëpive ka gjetur rreth 40 kg marijuanë e gatshme . mediat vendase kanë raportuar se marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello, ku të arrestuarit  kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat, policia zbuloi vendn ku kultivohej marijuana si rezultat i analizimit të aktivitetit në disa ndërtesa në provincën Varese. Këto banesa, edhe pse nuk përdoreshin për aktivitete tregtare, kishin konsum të energjisë elektrike, gjatë natës, jo në përputhje me ato të zakonshmet.

Po ashtu, shtëpia që mbante brenda drogë u zbulua nga aroma e rëndë që përhapej në rrugë dhe në shtëpitë afër. Gjatë kontrolleve, përveç substancës narkotike, u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.

Përveç kësaj, në shtëpinë e një personi tjetër me kombësi shqiptare, i cili shoqëronte  një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan para për rreth 9,000 euro, që konsiderohet të jenë të ardhurat e veprimtarisë tregtare. Të arrestuarit do të dalin përpara gjykatës ku dhe priten të marrin dënimin.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy shqiptare ne itali itali arrestohen dy shqiptare ne itali itali

Sondazh

Poll