Aktualitet

Lëvizje brenda Kadastrës së Durrësit, drejtori Artur Çobani mund të marrë një detyrë të re

12 Tetor 2020, 07:20 Nga DOSJA
Lëvizje brenda Kadastrës së Durrësit, drejtori Artur

DURRËS- Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Artur Çobani vijon të jetë në krye të këtij institucioni. Dosja.al, mëson nga burime të sigurta nga Drejtoria e Përgjithshme, se nuk ka asnjë urdhër për shkarkimin e tij, siç dhe u raportua fillimisht në lidhje me lajmin në fjalë. 

Dosja.al mëson se nuk bëhet fjalë për një shkarkim të Çobanit, siç qarkulloi sot në media, por për një ‘lëvizje’ brenda Kadastrës. Bisedat janë ende në vijim dhe nuk është vendosur akoma për fatin e drejtorit. 

Çobani ishte emëruar në këtë detyrë pas arrestimit të ish-drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, pas akuzave të akteve korruptive.

Po kështu, më herët Çobani ka mbajtur edhe posrtin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme. Sakaq, ai ka qenë edhe si drejtor i komanduar në Kavajë,  para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur çobani kadastra e durresit artur çobani kadastra e durresit

Sondazh

Poll