Aktualitet

EMRI/ Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje 20-vjeçarja në Elbasan, skena shihet nga e motra, drejtuesi i mjetit përfund

12 Tetor 2020, 17:50 Nga DOSJA
EMRI/ Po kalonte rrugën, përplaset për vdekje 20-vjeçarja

ELBASAN– Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, në zonën e Krastës. E reja, po kalonte rrugën, teksa ishte nën shoqërinë e të motrës, kur është përplasur nga automjet i llojit “Golf”.

Ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndëkohë që bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, Gentina Marksuti, është shoqëruar për në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne elbasan aksident me vdekje ne elbasan

Sondazh

Poll