Aktualitet

Akuzat e PD-së për orët shtesë të mësuesve, MASR: Keqinterpretim shifrash, vetëm në shtator morën pagesë ekstra 14 mij

12 Tetor 2020, 17:47 Nga DOSJA
Akuzat e PD-së për orët shtesë të mësuesve, MASR:

TIRANË– Ministria e Arsimit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se orët shtesë të mësuesve, gjatë periudhës së pandemisë nuk janë paguar. Përmes një statusi në faqen zyrtare, MASR shkruan se është bërë keqinterpretim shifrash në përllogaritjen e kohës shtesë, pasi barazohen orët 45 minutëshe me ato 25 ose 30 minutëshe.

MASR shton se vetëm në muajin shtator kanë përfituar rreth 14 mijë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar për orë shtesë të kryera. Më pas, në reagim, prezantohen edhe tre mënyrat e përllogarisjes së orëve shtesë të arsmitarëve.

Tre rastet:

1.Minuta në kohë normale: 18×45’=810′

Minuta në situatë Covid-19: 36×30’=1,080′

Mësuesi kryen 270′ shtesë ose 270’÷45’=6 orë shtesë.

2.Minuta në kohë normale: 20×45’=900′

Minuta në situatë Covid-19: 40×30’=1,200′

Mësuesi kryen 300′ shtesë ose 300’÷45’=7 orë shtesë.

3.Minuta në kohë normale: 20×45’=900′

Minuta në situatë Covid-19: 40×25’=1,000′

Mësuesi kryen 100′ shtesë ose 100’÷45’=2 orë shtesë (plus 5 orë për klasë kujdestari)

Reagimi i plotë

Në lidhje me pagesën e orëve shtesë për mësuesit dhe pretendimin e ngritur nga opozita se mësuesit bëjnë në javë mbi 40 orë, por paguhen vetëm për 5-6 orë, MASR dëshiron të sqarojë opinionin publik se ky është keqinterpretim shifrash në përllogaritjen e kohës shtesë, pasi barazohen orët 45 minutëshe me ato 25 ose 30 minutëshe. Theksojmë se për muajin Shtator janë rreth 14 mijë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar që kanë përfituar pagesë për orët shtesë të kryera. Sipas përllogaritjeve, pagesa ndaj një mësuesi nga orët shtesë shkon deri në 8,500 lekë në muaj. Sqarojmë gjithashtu se mësuesit punojnë në klasa që janë në gjysmën e kapacitetit, sipas përcaktimit në udhëzimin për numrin e nxënësve në klasë. Më poshtë po sqarojmë të tre rastet-ilustrim të paraqitura nga opozita dhe orët shtesë që kryen mësuesi në secilin rast. RASTI I PARË:

Minuta në kohë normale: 18×45’=810′

Minuta në situatë Covid-19: 36×30’=1,080′

Mësuesi kryen 270′ shtesë ose 270’÷45’=6 orë shtesë.

TË PAGUARA!

RASTI I DYTË:

Minuta në kohë normale: 20×45’=900′

Minuta në situatë Covid-19: 40×30’=1,200′

Mësuesi kryen 300′ shtesë ose 300’÷45’=7 orë shtesë.

TË PAGUARA!

RASTI I TRETË:

Minuta në kohë normale: 20×45’=900′

Minuta në situatë Covid-19: 40×25’=1,000′

Mësuesi kryen 100′ shtesë ose 100’÷45’=2 orë shtesë (plus 5 orë për klasë kujdestari) 7 ORË TË PAGUARA! Gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë mësuesit për angazhimin e treguar në këtë situatë të pazakontë dhe i sigurojmë se mbështetja dhe mirënjohja e MASR për ta nuk do të mungojë kurrë!

Pak ditë më parë, Luan Baci nga Partia Demokratike publikoi foton e një emaili, me anë të së cilës denoncoi faktin se mësuesit, që për shkak të pandemisë punojnë me turne, orët shtesë nuk u paguhen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet     komitetit qendror masr     komitetit qendror masr

Sondazh

Poll