PD paditi Lleshajn dhe Doracajn në SPAK për ndryshimet e gjendjes civile/ Nisma e qeverisë kalon tek “Ligjet” me 15 vota,
12 Tetor 2020, 10:30Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 15 vota pro, asnjë abstenim dhe vetëm 1 kundër, atë të Adriatik Alimadhit, projektligjin “Për gjendjen civile” të ndryshuar”. Relatorja e çështjes, deputetja socialiste Blerina Gjylameti gjatë prezantimit të nismës sqaroi se nëpërmjet amendimeve synohet shfuqizimi i masës administrative të vendosur për mosregjistrimin e vendbanimit të ri brenda një afati 30 ditor.
“Heqja e masës administrative do të sjellë rezultate të menjëhershme në përditësimin e Regjistrit të Gjendjes Civile, por dhe në adresimin dhe ndarjen më të mirë të investimeve publike në të gjithë vendin,”-tha ajo. Ndërsa zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko shtoi se ndryshimet e propozuara do të ndikojnë në motivimin e qytetarëve për të deklaruar adresën e saktë të vendbanimit dhe për pasojë përmirësimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Ndryshimi i gjendjeve civile ka shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës, të cilët akuzojnë se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve. Akuzave të PD-së iu përgjigj vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi listat e zgjedhësve do të dalin ekzaktësisht sipas vendbanimit, dhe të gjithë do të votojnë aty ku kanë votuar për herë të fundit. Megjithatë shpjegimi i zyrtarit të qeverisë nuk e ka bindur opozitën, e cila me firmën e sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhin ka paditur në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Gjatë mbledhjes së sotme u disktua dhe miratua me shumicë projektligjit “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”. Ndërkohë nuk munguan as batutat mes deputetëve të pranishëm. Të gjithë ata që morën fjalën kanë uruar deputetin Bashkim Fino për ditëlindje.
(k.m/A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjëja që ka rënë më shumë se shumë në dy gjatë mbledhjeve të Komisioneve, kanë qënë urime për ditëlindje që kolegët u kanë bërë njëri-tjetrit...
Politike12 Tetor 2020, 10:00
TIRANE– Ilir Bejtja, zv.ministri i Energjisë e Infrastrukturës në Kom. e Ekonomisë ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.Ai shprehet...
TIRANË– Paraditen e sotme janë prezantuar anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ose e njohur ndryshe si KQZ-ja. Komisioneri Shtetëror, Ilir...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Mbledhja, e cila u zhvillua në ambientet...
TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga selia e Partisë Socialiste. Rama është shprehur se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parla...
TIRANË- Këtë të hënë Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjen e tij në krye të presidencës dhe qënd...
Politike12 Tetor 2020, 07:27
TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve për mbajtjen e...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një postim të ish-deputetit Kastriot Islamin, i cili ka shkruar kundër kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish opozitën, teksa ka dhënë lajmin për transformimin e godinës së Drejtorisë së Targave dhe...
Politike12 Tetor 2020, 06:37
BRUKSEL– Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbeledhur ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi...