Politike

‘Çështje sensitive!’/ Konstituohet KQZ-ja e re! Komisioneri Celibashi: Është ngritur grupi i punës për implementimin e

12 Tetor 2020, 09:42 Nga DOSJA
‘Çështje sensitive!’/ Konstituohet KQZ-ja e re!

TIRANË– Paraditen e sotme janë prezantuar anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ose e njohur ndryshe si KQZ-ja. Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi është shprehur se shumë shpejt do të përgatiten draftet me aktet përkatëse, duke u shprehur se ai dhe të tjerët ishin të përgjegjshëm për detyrën që u ishte caktuar.

“Puna në KQZ ka filluar për atë që është në përgjegjësinë e Komisionerit dhe nënkomisionerit, kemi përgatitur një urdhër për të ngritur një grupe pune për ta shqyrtuar këtë çështje në KQZ, shumë shpejt do të përgatisë draftit me aktet përkatëse. Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses sepse jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibiltet nga politika dhe për sa kohë një pjesë e saj e shikon një aspekt që lidhjet ngushtësisht me procesin zgjedhor,”– tha Celibashi.

Ndërkohë që pas prezantimit të Komisionerit dhe nënkomisionerit, është bërë dhe prezantimi i anëtarëve të tjerë të organeve të tjera përbërëse të KQZ-së, të Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

KQZ-ja e re

Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve (106 vota pro)
Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve (105 vota pro)

Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve (107 vota pro, 4 kundër, 4 abstenim) KRRZ

Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj

Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve (105 pro, 5 kundër, 3 abstenim) KAS

Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz prezantimi i kqz ilirjan celibashi kqz prezantimi i kqz

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 07:27

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve për mbajtjen e...

Politike 12 Tetor 2020, 06:37

BRUKSEL– Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbeledhur ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi...