Sport

Kosova në krizë, mundet edhe nga Sllovenia

11 Tetor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Kosova në krizë, mundet edhe nga Sllovenia

KOSOVE – Kosova regjistron humbjen e dytë brenda pak ditësh, këtë herë përball Sllovenisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, 0-1. Kjo seri e rezultateve negative e lë skuadrën përfqësuese të Kosovës në vendin e parafundit në grupin e 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve me 1 pikë aq sa edhe Moldavia që mban vendin e fundit për shkak të një golavarazhi më negativ. Gjithcka në këtë ndeshje të tretë të fazës së grupeve u zgjidh në minutën e 22 me golin e Vuckic dhe që nga ai moment asnjë përpjekje e përfaqësuese së Dardanëve nuk arriti të minimizojë dëmet të paktën me një barazim. Ky vit ka qenë jo i mirë për përfaqësuesen e Kosovës ku rezultatet negative kanë dominuar. Grumbullimi i fundit ku përfshihej edhe ndeshja e play-off-it me Maqedoninë e Veriut, ishte i karakterizuar nga mungesa e disa lojtarëve kryesorë për shkak dëmtimesh dhe si rrjedhojë edhe paraqitja e Kosovës ka qenë e vakët dhe me dy rezultate negative. Kjo rëndon shumë dhe pozitën e trajnerit Bernard Shalond i cili pas ndeshjes me Maqedoninë e veriut arriti të marrë besimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, por kjo humbje e së dielës ndaj Sllovenisë ka kompromentuar shumë situatat. Aktualisht ky grup udhëhiqet nga Greqia me 7 pikë pasi helenët fituan 2-0 ndaj Moldavisë dhe nga Sllovenia e cila ka po 7 pikë por golavarazhi më i mirë I përfaqësueses greke I ka lënë ata në vendin e dytë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll kosova nations league sllovenia futboll kosova nations league sllovenia

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 18:48

Nadal fiton “Roland Garros” dhe arrin rekordin

FRANCE – Kishin kaluar 15 vite nga fitorja e tij e fundit në truneun e tenisit në Francë, por këtë herë Rafael Nadal është i papërmbajtshëm në finale, ku ...

Sport 11 Tetor 2020, 18:34

Reja: I kënaqur nga loja, jo nga rezultati

KAZAKISTAN – Të përgatitur të gjithë për një kthesë në Kazakistan, barazimi pa gola ka sjell shumë kritika në drejtim të trajnerit 75-vjecar, Edoardo Reja...

Sport 11 Tetor 2020, 18:14

Gjimshiti: Humbëm 2 pikë, por luajtëm mirë

KAZAKISTAN – Barazimi i kombëtares shqiptare ndaj Kazakistanit në Almati është parë në tërësi si një rezultat negativ edhe pse kuqezinjtë kanë patur shumë...