Sport

Fundi i një cikli për Ronaldon, portugezi trondit me deklaratën e fundit: Do jetë kampionati i fundit për mua

11 Tetor 2020, 20:11 Nga DOSJA
Fundi i një cikli për Ronaldon, portugezi trondit me deklaratën e

PORTUGALI-Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se do të largohet nga Kombëtarja e Portugalisë. Nuk do të ndodhë tani, por pas Kupës së Botës në Katar 2022. Kapiteni i portugezëve që i udhëhoqi drejt fitimit të kampionatit europian do të luajë dhe në Euro2021 dhe në Kupën e Botës së Katarit.

Ai është 35 vjeç dhe duket se pas Kupës së Botës do t’i japë fund aventurës së tij me Portugalinë. Një lajm shumë i rëndësishëm për portugezët, por edhe për tifozët e futbollit. Largimi i Ronaldos nga Portugalia është fundi i një epoke të rëndësishme në futbollin botëror.

“Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë e fundit për mua”, ka deklaruar Kristiano Ronaldo, duke njoftuar kështu edhe momentin se kur do të pensionohet nga Portugalia. 5 herë fituesi i Topit të Artë ka mundësinë të synojë edhe për dy trofe me luzitanët, teksa përpara e pret Euro2021 dhe më pas Botërori, ndërsa deri më tani ka arritur të ngrejë vetëm një herë Kupën e kampionatit europian, të cilin e fitoi në vitin 2016 përballë Francës. Në vitin 2022 Ronaldo do të jetë në moshën 37-vjeçare dhe mbetet për t’u parë nëse atëherë do të jetë edhe koha kur do të ndahet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport portugalia ronaldo portugalia ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 18:48

Nadal fiton “Roland Garros” dhe arrin rekordin

FRANCE – Kishin kaluar 15 vite nga fitorja e tij e fundit në truneun e tenisit në Francë, por këtë herë Rafael Nadal është i papërmbajtshëm në finale, ku ...

Sport 11 Tetor 2020, 18:34

Reja: I kënaqur nga loja, jo nga rezultati

KAZAKISTAN – Të përgatitur të gjithë për një kthesë në Kazakistan, barazimi pa gola ka sjell shumë kritika në drejtim të trajnerit 75-vjecar, Edoardo Reja...

Sport 11 Tetor 2020, 18:14

Gjimshiti: Humbëm 2 pikë, por luajtëm mirë

KAZAKISTAN – Barazimi i kombëtares shqiptare ndaj Kazakistanit në Almati është parë në tërësi si një rezultat negativ edhe pse kuqezinjtë kanë patur shumë...