Sport

Nadal fiton “Roland Garros” dhe arrin rekordin

11 Tetor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Nadal fiton “Roland Garros” dhe arrin rekordin

FRANCE – Kishin kaluar 15 vite nga fitorja e tij e fundit në truneun e tenisit në Francë, por këtë herë Rafael Nadal është i papërmbajtshëm në finale, ku mundi numrin 1 të botës, Novak Dxhokovic (6-0 6-2 7-5). Një fitore historike kjo për të pasi arriti të cojë në 20 numrin e slemeve që ka fituar në karrierë, duke barazuar kështu rekordmenin zviceran Roxher Federer i cili kuotën e 20 slemeve e kishte arritur me Australian Open në vitin 2018. Rafael Nadal këtë herë ishte i thjeshtë dhe perfekt atletikisht, ndërkohë që grinta nuk i mungoi si në cdo rast. Nga ana tjetër tenistit serb, i mungoi pika e tij e fortë, rezistenca dhe forca. Kjo ishte hera e katërt në karrierë që Rafael Nadal fiton Roland Garros pa humbur asnjë set, më parë këtë gjë e ka bërë në vitin 2008, 2010 dhe 2017.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport grand slem novak djokoviç rafael nadal roland garros tenis grand slem novak djokoviç rafael nadal roland garros tenis

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 18:34

Reja: I kënaqur nga loja, jo nga rezultati

KAZAKISTAN – Të përgatitur të gjithë për një kthesë në Kazakistan, barazimi pa gola ka sjell shumë kritika në drejtim të trajnerit 75-vjecar, Edoardo Reja...

Sport 11 Tetor 2020, 18:14

Gjimshiti: Humbëm 2 pikë, por luajtëm mirë

KAZAKISTAN – Barazimi i kombëtares shqiptare ndaj Kazakistanit në Almati është parë në tërësi si një rezultat negativ edhe pse kuqezinjtë kanë patur shumë...