Sport

VIDEO/ Çfarë rasti për Shqipërinë, mbrojtësi i Kazakistanit i mohon festën Brojës vetëm për pak metra

11 Tetor 2020, 14:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Çfarë rasti për Shqipërinë, mbrojtësi i

KAZAKISTAN– Është duke u luajtur në Almati, përballja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën C, Grupin 4, të Ligës së Kombeve. Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar. Në minutën e 8-të tronditet traversa e Kazakistanit.

 

Vendasit për pak sa nuk shkaktojnë një autogol, pas harkimit nga këndi nga ana e Trashit. Ritmi i lojës ra në pjesën e parë ku duhet përmendur vetëm disa ngacmime të vogla nga ana e kuqezinjëve. Në pjesën e dytë Shqipëria e nisi me një marsh më tepër, pikërisht në minutën e 60-të. Broja pranë golit pas asistit të Bares. Sulmuesi shqiptar del i vetëm përballë portierit, provon me një parabol, por topi largohet nga mbrojtësi pranë vijës fatale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 09:36

Kosova pret sot Slloveninë për të bërë kthesën

KOSOVE – Mbrëmjen e sotme zbret në fushën e lojës edhe përfaqësuesja e futbollit të Kosovës e cila në stadiumin “Fadil Vokri” do të luaj përball Sllovenisë në n...

Sport 11 Tetor 2020, 09:08

Edi Reja feston 75-vjetorin ne Kazakistan

KAZAKISTAN – Edoardo Reja një ditë më parë ka festuar në Kazakistan datëlindjen e tij të 75-të. Mjaft i rezervuar ka qenë trajneri italian edhe në këtë da...

Sport 11 Tetor 2020, 08:47

Sotë në orën 15:00 Kazakistan-Shqipëri

KAZAKISTAN – Përfaqësuesja kuqezi do të zbres pasditen e sotme, në orën 15:00 me orën lokale të Shqipërisë, për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Li...