Sport

Reja: I kënaqur nga loja, jo nga rezultati

11 Tetor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Reja: I kënaqur nga loja, jo nga rezultati

KAZAKISTAN – Të përgatitur të gjithë për një kthesë në Kazakistan, barazimi pa gola ka sjell shumë kritika në drejtim të trajnerit 75-vjecar, Edoardo Reja. Skema e formacionit, por edhe zgjedhjet e bëra me lojtarët e aktivizuar apo me ndërrimet e munguar, kanë qenë pika të diskutueshme që trajneri është munduar t’i japë përgjigje në përfundim të takimit në Almati. Analiza e tij për ndeshjen fillon që nga barazimi 0-0. “Unë nuk jam i kënaqur me 1 pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishëm. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera,” – tha tekniku Italian. Ndërkohë që mungesa e grintës herë pas here të disa lojtarëve ka qenë një e metë që është vënë re edhe nga vetë trajneri, por i pyetur për këtë gjë Reja theksoi: “Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dikush e ka e ka dhe kaq. Krijuam shumë raste për gol. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Lojtarët e rinj duhet të rriten. Na mungoi vetëm konkretizimi. Deri diku jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata edoardo reja kombetarja kuqezinjtë nations league trajneri deklarata edoardo reja kombetarja kuqezinjtë nations league trajneri

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 18:14

Gjimshiti: Humbëm 2 pikë, por luajtëm mirë

KAZAKISTAN – Barazimi i kombëtares shqiptare ndaj Kazakistanit në Almati është parë në tërësi si një rezultat negativ edhe pse kuqezinjtë kanë patur shumë...