Aktualitet

I bënë atentat, ky është shefi i policisë Mentor Hasanaj, mori tre plumba, njërin e ka ende brenda në kokë por është i

11 Tetor 2020, 14:35 Nga DOSJA
I bënë atentat, ky është shefi i policisë Mentor

SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Mentor Hasanaj, shefi i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe që sot ra pre një atentati. Mësohet se Hasanaj ndodhet në spitalin e Traumës. Ai mori tre plumba gjatë atentatit, dy në kokë dhe një në hundë. Dosja.al mëson se mjekët i kanë hequr dy plumbat, por njërin e ka ende në kokë dhe pse është i vetëdijshëm.

Mentor Hasanaj po udhëtonte me të atin Xhelal Hasanaj dhe të shoqen Vjollca Hasanaj, në automjetin e policisë në Dobraç, kur dy persona, u prenë rrugën dhe i qëlluan me breshëri plumbash. I plagosur rënd ka mbetur edhe babai i shefit të policisë, ndërsa e shoqja shpëtoi mrekullisht. Policia po kreh zonën dje paraprakisht dyshohet se motivet e atentatit kanë të bëjnë me detyrën e 37-vjeçarit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj

Sondazh

Poll