Aktualitet

Këmbëngul Olson Çutaj: Vëllai im Vilsoni dhe Klementi u zunë për një vajzë me Danielin! Dëshmitari: Pepaj ishte i parru

11 Tetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Këmbëngul Olson Çutaj: Vëllai im Vilsoni dhe Klementi u

SHKODËR– Olson Çutaj, vëllai i Vilson Çutajt që u gjet i vrarë me plumb në ballë, vijon tç këmbëngulë se sherri mes tre kushërinjve, dy prej të cilëve janë tashmë të vdekur, u bë për shkak të një vajze dhe jo për shkak të kanabisit. Dosja.al mëson se Olson Çutaj ka rrëfyer përpara grupit hetimor takimin e fundit me të vëllanë Vilsonin dhe të ndjerin tjetër, Klement Pepaj. Ai është shprehur se ndodhej nën shoqërinë e vëllain Vilsonit dhe kushëririn e tyre Klement Pepaj, të cilit shkurt i thërisnin “Keli”.
Bashkë me ta, sipas Çutajt, ka qënë dhe kushëriri i Klementit, Danjel Pepaj.

Po diskutonim për punën e një ngatërrese për punën e një femre, të tre ranë dakort për të shkuar së bashku në fshatin Vridh dhe të diskutojnë e sqarohen duke pirë dhe një kafe. Hipën të tre në makinën time, një Mercedes-Benz dhe shkuam. Kur mbërritëm në hyrje të fshatit, Vilsoni së bashku me Danjelin dhe Klementin, kanë lëvizur në këmbë, ndërsa më thanë që të qëndroja tek një lokal derisa ata të ktheheshin. Pas 30 minuta, e mora Vilsonin në telefon, i cili pasi u përgjigj, më tha se nuk do të vonohej shumë dhe ta prisja aty tek lokali. Por më vonë, e telefonova sërish dhe Vilsoni nuk m’u përgjigj. Pastaj telefonova Klement Pepajn, por edhe ky i fundit nuk u përgjigj, megjithëse zilja e telefonit vijonte të binte. Qëndrova në Vrith deri në mesnatë por pa mundur të konstatoj apo të marr ndonjë sinjal prej vëllait dhe kushëririt. Pastaj iu drejtova policisë së Shkodrës, ku shfaqa merakun e vrasjes dhe se Vilsonit mund t’i kishte ndodhur ndonjë gjë,”- tregon Olsoni.

Gjithashtu në pyetje është marrp dhe një tjetër person, me inicialet S.M.. Ai ka treguar se është ndodhur në datën 3 tetor 2020 në lokalin e Sylo Bercaj, dhe vetëm 15 metra larg ka takuar Danjel Pepajn.

Më tha ta dërgoja me makinë deri në fshatin Katun. Danjeli ishte i parruhar i dehur dhe ndodhej në këmbë. I thashë se nuk kisha makinë dhe Danjeli vijoi rrugën në këmbë,”- pohon dëshmitari.

Sot është lënë në burg babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj. Ai akuzohet se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy djemve, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim i biri dhe e ka fshehur atë. Ai gjithashtu akuzohet për kultuvim kanabisi, pasi në parcelën që rezultonte në emrin e tij u gjetln rrënjë hashashi. Përpara trupit gjykues, Rrok Pepaj ka mohuar se ka pasur dijeni për këto gjëra duke shtuar se në tokën e tij kishte mbjellë vetëm boronica.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel pepaj klement pepaj olson cutaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj daniel pepaj klement pepaj olson cutaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll