Art&Argëtim

Koronavirusi “shpik” metodën e re, në këtë tavenë s’do të paguani për ushqimin, por për orët që qëndroni

10 Tetor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Koronavirusi “shpik” metodën e re, në këtë

ITALI- Duket e çuditshme, por mund të jetë trendi i ri i së ardhmes… Për herë të parë në Bolonjë, një tavernë nuk iu jep faturë për të paguar atë që hani, por për kohën e shpenzuar në tryezë.

Ideja është prezantuar nga Antonella De Sanctis dhe Mirco Carati, pronarët e lokalit Vâgh íñ ufézzí (“Unë shkoj në zyrë”) në via dei Coltelli. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, brenda në një ambient të mbyllur nuk lejohen shumë persona dhe kjo ka sjellë kufizime të ardhurash tek pronarët e bizneseve të ndryshme. Kështu “Vâgh íñ ufézzí” ka vendosur të miratojë mënyrën e re të pagesës duke i lënë klientët që të konsumojnë aq sa kanë mundësi brenda një afati të caktuar kohor.

Një orë në tavernë do të kushtojë rreth 18 euro për person, dhe për dy orë do të duhet të paguani 26 euro. 

Marrë nga segretodonna.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete

Sondazh

Poll