Art&Argëtim

E shtunë pozitive për dashurinë! Shmangni debatet, kujdes nga intrigat, horoskopi për 12 shenjat

10 Tetor 2020, 05:05 Nga DOSJA
E shtunë pozitive për dashurinë! Shmangni debatet, kujdes nga

Dashi

Mundohuni që të shmangni debatet. Në punë e shtuna do të jetë nën ritmin e duhur. Me një person të lindur në shenjën e peshqve ose akrepit mund të keni keqkuptime.

Demi

Nëse ka ndonjë problem në dashuri, mundohuni që ta zgjidhni. Ndërsa në punë duhet të ruani qetësinë. Prisni edhe pak, pasi zgjidhjet nuk do të vonojnë.

Binjakët

Duket se do ju duhet të bëni punë, për të sheshuar distancën me partnerin/en. Sa i takon punës, mundësitë e mira nuk do të vonojnë në vijim.

Gaforrja

E shtuna është mjaft e favorshme për ndjenjat. Në sferën profesionale, mund të ketë takime të favorshme. Ka ardhur momenti që të zgjeroni njohjet.

Luani

Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, por mundohuni që të shmangni komplikimet. Në punë nuk duhet të bëni shumë, pasi momentet e vështira do të kalojnë gradualisht.

Virgjëresha

Në punë mundohuni që të jeni të kujdesshëm dhe mos lini që t’iu ikë një mundësi e mirë.

Peshorja

Duhet të përpiqeni të mos diskutoni për arsye banale, në mënyrë që situata të mos ju dalë nga kontrolli. Në punë, nuk duhet të tregoheni të nxituar.

Akrepi

Ju pret një ditë intriguese edhe në lidhjet rastësore. Ndërsa në punë ka disa probleme, të cilat kërkojnë pak kohë për tu zgjidhur.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do të mungojë dëshira për dialog. Në punë duhet të mundoheni që të ruani qetësinë dhe ti ndërtoni gjërat, ditë pas dite.

Bricjapi

Hënën e keni kundër, ndërkohë që ju pret një ditë e vështirë për ndjenjat. Në punë nuk do të mungojnë mundësitë, sidomos nëse jeni në kontakt me shumë njerëz.

Ujori

Dikush mund të mos jetë sjellë siç duhet me ju. Në punë do të jeni shumë energjik, por bëni kujdes që të mos e shndërroni energjinë në inat.

Peshqit

Ju pret një e shtunë pozitive për dashurinë. Në punë, nëse ka persona që mund t’iu ndihmojnë, ka ardhur momenti që t’iu kërkoni një dorë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi 11 tetor 2020 horoskopi 11 tetor 2020

Sondazh

Poll