Art&Argëtim

U largua nga familja mbretërore! A është ende Princi Harry në linjën e trashëgimisë për fronin e Anglisë?

10 Tetor 2020, 09:57 Nga DOSJA
U largua nga familja mbretërore! A është ende Princi Harry

ANGLI– Princ Harry dhe Meghan Markle kur u larguan nga familja mbretërore lanë pas shumë benefite. Një prej tyre duket se është dhe froni anglez, kjo të paktën për Harryn.

Dalja zyrtare e Sussexes, në mars 2020 dhe lëvizja e tyre pasuese në Amerikë, ngriti gjithashtu një numër pikëpyetjesh se çfarë do të thotë kjo për monarkinë, nga mënyra se si çifti financon stilin e jetës së tyre sa i takon linjës së trashëgimisë.

Mirëpo a është Princi Harry ende i gjashti në linjë për fronin anglez?

Pavarësisht Megxit, është konfirmuar se Princi Harry është ende i gjashti në radhë për fronin Britanik.

Në lidhje me këtë, faqja zyrtare e familjes mbretërore thotë: “Si nipi i Madhërisë së saj dhe djali i dytë i Princit të Uellsit, Princ Harry, Duka i Sussex mbetet i gjashti në linjën e trashëgimisë në fronin e monarkisë britanike”. Kjo sepse ekziston një legjislacion që përcakton vendosjen e një anëtari të familjes mbretërore në linjën e trashëgimisë dhe ndryshimi i tij (për shembull duke hequr dikë) do të kërkonte përfshirjen e qeverisë.

Po djali i tyre Archie?

Me të njëjtin legjislacion që sapo përmendëm, Archie Harrison Mountbatten Ëindsor mbetet në radhë për fronin. Archie, djali i parë i Harry dhe Meghan, aktualisht është i shtati në linjën e trashëgimisë, menjëherë pas babait të tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz princ harry princ harry

Sondazh

Poll