Art&Argëtim

A do përsëritet historia? Filmi “EXIL”, kandidat i Kosovës për Oscar

9 Tetor 2020, 21:07 Nga DOSJA
A do përsëritet historia? Filmi “EXIL”, kandidat i

PRISHTINË- Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina është propozuar nga ana e Kosovës për garën e çmimeve Oscar.

“Në janar dhe shkurt filmi shfaqi premierën botërore dhe atë evropiane në Sundance dhe Berlinale. Këtë jave ‘Exil’-i u përzgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të Oscars,”- thuhet në njoftim.

Filmi flet për personazhin Xhaferi -me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticeviç), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani, i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë.

I njëjti film, në gusht “Exil” fitoi çmimin kryesor të Festivalit të Sarajevës, Zemrën e Sarajevës, në kuadër të kategorisë kryesore. Nga Kosova, filmi “Shok” i disa viteve më parë u nominua për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture filmi “exil” kosova ne oscar filmi “exil” kosova ne oscar

Sondazh

Poll