Aktualitet

Qëllohet me breshëri plumbash ADORIONS PALACE, kompleksi luksoz i biznesmenit Eugert Lazaj, bossi u vetëvra disa javë më pa

10 Tetor 2020, 11:10 Nga DOSJA
Qëllohet me breshëri plumbash ADORIONS PALACE, kompleksi luksoz i

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku rreth orës 04:15 është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të kompleksit “Adorions Palace”. Kompleksi luksoz me vendodhje në Maminas është në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj. Për fat të mirë, nga të shtënat ka patur vetëm dëme materiale.

Lazaj u gjet i vdekur disa javë më parë në banesën e tij në Farkë, në një vilë rezidenciale ku jetonte bashkë me familjen. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se autorët janë të njëjtët që qëlluan me armë zjarri në servisin në Qafë-Kashar.

Eugert Lazaj u gjet i vdekur u gjet i vdekur në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës, më 30 korrik. Biznesmeni u zbulua se u vra me armën e përdorur në masakrën në ish-bllok, pistoleta Glock e Redi Popescut, pronarit të Monopol. Prokuroria ende po heton mbi ngjarjen, që besohet se është vetëvrasje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugert lazaj qellohet adorions palace eugert lazaj qellohet adorions palace

Sondazh

Poll