Sport

Manchester United përballet sonte me fortresën ‘Camp Nou’ dhe Lionel Messin

16 Prill 2019, 15:02 Nga DOSJA
Manchester United përballet sonte me fortresën ‘Camp Nou’

Rekordi i Barcelonës në Champions League për ndeshjet në Camp Nou por edhe forma magjike e Lionel Messit kundër ekipeve angleze janë disa nga argumentat më të mëdha pse katalunasit presin me energji pozitive Manchester United.

Manchester United do përballet kundër Barcelonës e cila mban një rekord briliant në shtëpi, ku klubi anglez vjen me qëllimin për të kthyer defiçitin e një goli nga ndeshja e parë në Old Trafford, që të sigurojë kështu një vend në gjysmëfinalet e Champions.

Barcelona nuk është mundur në shtëpi për 30 ndeshje rrjesht, që nga viti 2013 kur Bayern Munich e mundi 7-0 në dy ndeshjet gjysmafinale. Tashmë blaugranasit kanë konfidencën e duhur për të mbajtur rekordin në drejtimin e duhur.

Gjithashtu në 70 okazione të mëparshme kur një ekip ka fituat ndeshjen e parë larg shtëpisë, vetëm në 4 prej këtyre ndeshjeve ka arritur të kthehet rezultati nga ekipi në disavantazh, po Manchester United do ta bëjë këtë, pasi e vërtetoi në raundin e fundit me Paris Saint Germain.

Barcelona besohet të hedhë formacionin më të mirë në fushë, ku dihet patjetër prezenca e Messit dhe Suares në sulm, i vetmi dyshim është nëse Valverde do të zgjedhë Dembele apo Coutinho për të mbyllur fazën ofensive.

Ndërsa mesfusha dhe mbrojtja do të jenë futbollistët e zakonshëm: Arthut, Busquets dhe Rakitic në mesfushë dhe mbrojtja me Pique, Lenglet, Alba dhe Semedo ose Roberto.

Nga ana tjetër kemi United,  të cilëve u duhet patjetër goli. Solskjaer duhet të ndërtojë një ekip më mbrojtje të mirëbalancuar dhe një sulm të fortë. Ndoshta Rashford dhe Lukaku do të hidhen të dy në sulm për të kërcënuar Ter Stegen, ku pas tyre do të kenë në mesfushë kampionin e botës Paul Pogba.

Ndeshja luhet sonte në Camp Nou në orën 21:00, stadium ku Manchester United fitoi titullin kampion në vitin 1999 me golin e trajnerit aktual Ole Gunnar Solskjaer.

 Nga ana tjetër ndeshja tjetër e mbremjës është mes Juventusit dhe Ajax në Torino, e cila premton emocione ku mjafton të kujtojmë çerekfinalen e Ajaxit me Real Madridin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona manchester united champions league lionel messi man utd 0-1 barcelona ole gunnar solskjaer barcelona manchester united champions league lionel messi man utd 0-1 barcelona ole gunnar solskjaer

Sondazh

Poll