Politike

Nuk i ndahet presidentit! Rama e thumbon sërish: Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun…

9 Tetor 2020, 17:59 Nga DOSJA
Nuk i ndahet presidentit! Rama e thumbon sërish: Ilir mos e mërzit

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka krahasuar veten e tij me heroinë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me anë të një statusi në Twitter, Rama me ironi shkruan se dekoratën për Hamzain t’ja dorëzojë kryedemokratit Lulim Basha, ndërsa atë të mbretëreshës ilire Teutë, bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. 

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bini edhe kushërinj nga llagapi!,”-shkruan Rama. 

Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndizet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit sulmon ashpër nga Presidenca, ndërsa kreu i qeverisë e konsideron veten “Skënderbe”. Mes debatit futet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama ilir meta debati rama-meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll