Politike

Gent Cakaj PRANON deklaratën e Ministrit të Jashtëm holandez : Maqedonia do ndahet nga Shqipëria

9 Tetor 2020, 16:50 Nga DOSJA
Gent Cakaj PRANON deklaratën e Ministrit të Jashtëm holandez :

TIRANË- Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka folur për herë të parë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Holandës, se Shqipëria do të ndahet në rrugën e hapjes së negociatave nga Maqedonia e Veriut, të cilës i hapen realisht brenda këtij viti, duket se dështimi i qeverisë shqiptare me integrimin tashmë është fakt i kryer.

Në një  intervistë në televizionin A2, Cakaj tha se procesi ynë dhe i Maqedonisë së Veriut në këtë fazë do të ndahen

‘Thelbi i çështjes për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mbetet sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket një ndarjeje të mundshme nga Maqedonia e Veriut, kjo është një çështje që unë nuk mund ta them tani, për të qenë fare korrekt me të gjithë publikun, por dua të theksoi se suksesi i madh i diplomacisë shqiptare është se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të trajtuara në mënyrë krejtësisht të njëjtë për hapjen e negociatave. Kjo nuk ka qenë e rastësishme, pasi ne kemi lobuar fort. Tashmë jemi në një situatë tjetër dhe proceset do të ndahen natyrshëm. Tashmë dy vendet i kanë hapur negociatat. Se cili vend do të përparojë më shumë në agjendën europiane, kjo varet nga performanca e tyre. Edhe Maqedonia e Veriut ka kushtet e tyre, të cilat janë të pasqyruara fare qartë në konkulzionet e Këshillit. Plotësimi i kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare varet nga Performanca e vendeve në veçanti’, deklaroi Cakaj.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok ka deklaruar disa ditw mw parw se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në mbledhjen e 13 tetorit në Luksemburg. Blok u shpreh se vetëm Maqedonia e Veriut ka plotësuar kushtet që të hapë negociatat në muajin Dhjetor. Ai shtoi gjithashtu se për Shqipërinë, pengesë është bërë ndryshimi i ligjit të mediave duke mos marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias, rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po ndalohen nga Policia në Holandë dhe lufta kundër krimit të organizuar.

(a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj stef blok gent cakaj stef blok

Sondazh

Poll