Politike

Largimi i të rinjve/ Edi Paloka: Shqipëria e papunë, Rama kthyer në një shtëpi që boshatiset nga shqiptarët

9 Tetor 2020, 17:31 Nga DOSJA
Largimi i të rinjve/ Edi Paloka: Shqipëria e papunë, Rama kthyer

TIRANË– Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Edi Ramës pasi ky i fundit në Asamblenë Kombëtare që ëështë zhvilluar ditën e sotme tek Amfiteatri ka folur për taksat, punësimin dhe emigrimin e shqiptarëve. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Paloka ka thënë se sot Shqipëria është e papunë dhe edhe në kohë pandemia numri i shqiptarëve që janë larguar është më i larti në rajon dhe i dyti në botë.

Sakaq paloka ka shtuar më tej seShqipëria sot është bërë një shtëpi që boshatiset nga shqiptarët vetëm falë Ramës dhe emblemës së tij të një atdheu të varfër e të mjeruar.

Postimi i Edi Palokws

Shqipëria e varfër dhe shqiptarët e mjeruar janë emblema e Shqipërisë së Ramës. 36% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$ në ditë sipas Bankës Botërore, këto janë rezultatet e politikës fiskale të Ramës. Shqiptarët e shtresës së mesme pritet ta popullojnë këtë grup, pasi Banka Botërore paralajmëron se 41% e shqiptarëve do të jenë pjesë e kësaj shtrese. Sot Shqipëria është kthyer në një shtëpi që boshatiset nga shqiptarët. Edhe në këtë vit pandemie numri i shqiptarëve që largohen për 100 mijë banorë është më i larti në rajon dhe i dyti në botë. Kryeministri që premton taksa të ndershme sot ka nisur të taksojë me 23% ata shqiptarë që punojnë në dy punë për të nxjerrë bukën e gojës. Shqipëria është e papunë. Shqipëria është e skllavëruar nga një kryeministër që ka punuar në dy mandate për ta mbjellë Shqipërinë me drogë dhe për të vjedhur buxhetin me PPP. Shqipëria e karburantit më të shtrenjtë nga ku 50% e çmimit është taksë për qeverinë. Shqipëria e 157 mijë të papunëve që i dëshmon vetë drejtoria e taksave dhe tatimeve në vend. Shqipëria e 37 mijë bizneseve të mbyllura vetëm në pak muaj pas pandemisë. Shqipëria që qeveriset nga zullumet e kryeministrit të specialistëve që ka dhënë 72 mln euro për inceneratorët.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama edi paloka edi rama

Sondazh

Poll