Aktualitet

Publikuan video duke dhunuar 19-vjeçarin, shoqërohen 5 adoleshentët në Fier. Policia zbardh NGJARJEN

9 Tetor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Publikuan video duke dhunuar 19-vjeçarin, shoqërohen 5

FIER- Policia e Fierit ka shoqëruar pesë adoleshentë, të cilët kanë publikuar në rrjetet sociale ku shfaqeshin duke dhunuar një 19-vjeçar disa muaj më parë. Policia bën të ditur se shtetasit e mitur: F. M., 14 vjeç, Rr. Sh., 17 vjeç, A. B., 17 vjeç dhe F. L., 17 vjeç, banues në lagjen Sheq i Madh, Fier, kanë dhunuar  E. H. 19-vjeçari, pas dhunimit në fjalë, nuk ka marë mjekim as në Spitalin Civil Fier dhe as në Qendrat Shëndetësore apo klinika private.

Njoftimi i policisë:

Policia e Fierit identifikoi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier 5 adoleshentët që shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale duke dhunuar një 19-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, më datë 07 tetor 2020, kanë marrë djeni në rrugë operative se shtetasin E. H., 19 vjeç, disa muaj më parë e kishin dhunuar disa adoleshentë. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shoqëruar 19-vjeçarin dhe pas informacionit të marrë prej tij kanë bërë identifikimin dhe shpoqërimin e 5 personave të përfshirë në dhunimin fizik të 19-vjeçarit. Veprimet hetimore u kryen nën drejtimin e Prokurorisë dhe në prezencë edhe të përfaqësuesëve nga NJMF-ja, Bashkia Fier. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në datën 14.04.2020 por shtetasi i dhunuar asnjëherë s’ka bërë denoncim në Policinë e Fierit. Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. H., 19 vjeç,(personi i dhunuar në video), në datën 14.04.2020 është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin e mitur M. G., 16 vjeç, cili është dhe një nga pesonat që e ka dhunuar në videon e publikuar. Pas konfliktit me shtetasin E. H., në ndihmë të shtetasit të mitur M. G., kanë shkuar shokët e tij, shtetasit e mitur: F. M., 14 vjeç, Rr. Sh., 17 vjeç, A. B., 17 vjeç dhe F. L., 17 vjeç, banues në lagjen Sheq i Madh, Fier. 19-vjeçari, pas dhunimit në fjalë, nuk ka marë mjekim as në Spitalin Civil Fier dhe as në Qendrat Shëndetësore apo klinika private. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet 19 vjecari policia ne fier dhunohet 19 vjecari policia ne fier

Sondazh

Poll