Aktualitet

1.5 mln $ dëm shtetit me skemën e mashtrimit të puseve të naftës, gjykata liron Denis Durrësin, për të tjerët nuk ndrys

9 Tetor 2020, 14:15 Nga DOSJA
1.5 mln $ dëm shtetit me skemën e mashtrimit të puseve të

TIRANË- Gjykata ka ndryshuar ditën e sotme masën  e sigurisë për Denis Durrësin, i cili ishte me detyrë  drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Durrësi u arrestua si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas iu zbulua skema e mashtrimit. Burime për Dosja.al bëjën me dije se organi i akuzës e kërkoi ndryshimin me masës për shkak se 38-vjeçari kishte nënën të sëmurë.

Ndërsa për të dyshuarit e tjerë gjykata la në fuqi masën e dhënë në mungesë.

Arrest në burg për:

Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Simon Marku., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.

Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit, 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Burime kanë njoftuar se Gradeci është larguar nga territori shqiptar ditën e hënë, një ditë përpara arrestimit, në drejtim të Turqisë, kjo ka bërë që prokuroria të ketë dyshime se operacioni është dekonspiruar.

Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë përfshirë në një skemë mashtrimi dhe akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milionë dollarëve. Me anë të këtyre faturave, ata kanë futur në lojë dhe zyrtarët e AKBN-së. Tre punonjësit Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, Klodian Gradeci që është në kërkim (ish-drejtori i OST-së), kanë pasqyruar punimet e pakryera sit ë kryera, me anë të faturave. Ndërsa punonjësit e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli të falsifikuar. Ky raport ka bërë që administarta të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Në total dëmi që kanë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirit në këtë skemë është 1.472.766 USD.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e akbn lihet i lire denis durresi arrestohen zyrtaret e akbn lihet i lire denis durresi

Sondazh

Poll