BILANCI/ 2 viktima dhe 167 raste të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri
9 Tetor 2020, 14:16Nga DOSJA
SHQIPËRI -411 viktima, 5273 të infektuar aktivë dhe 9215 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë orëve të fundit, një 74 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 932 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Ndërkohë që janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin në total të të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID. Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 167
Të shëruar ne 24 orë 89
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 932
Testime totale 96743
Raste pozitive 15066
Raste të shëruara 9304
Raste Aktive 5349
Humbje jete 413
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2779
Durrës 564
Shkodër 398
Korçë 274
Lezhë 266
Elbasan 224
Fier 231
Vlorë 191
Kukës 147
Berat 138
Dibër 78
Gjirokastër 59
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gjykata ka ndryshuar ditën e sotme masën e sigurisë për Denis Durrësin, i cili ishte me detyrë drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombët...
PEQIN- Ditën e sotme pas shumë ditëve është mbyllur greva e urisë në burgun e Peqinit. Mbi 120 të dënuar të cilëtm prej 12 ditësh kanë qenë në grevë urie sot k...
TIRANË -Shumë familje të Tiranës, të cilët patën dëmtime që në tërmetin e parë të 21 shtatorit, janë ende në pritje të ndihmës nga shteti. Fatime Joca, ban...
TIRANË- Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në...
TIRANË- Shpëtim Agolli, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Tiranë, ka paraqitur 10 kërkesa ndaj qeverisë, në mënyrë që ekonomia të mos shkojë në kolaps.S...