Aktualitet

Akuzohen për vepra penale të ndryshme, arrestohen 8 persona në Tiranë. Policia jep detajet

9 Tetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Akuzohen për vepra penale të ndryshme, arrestohen 8 persona në

TIRANË- Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona, të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: M. H., 21 vjeç, A. M., 33 vjeç, N. D., 23 vjeç, H. B., 45 vjeç, M. T., 20 vjeç, të cilët akzuohen  për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. V., 57 vjeç, R. Sh., 21 vjeç, M. T., 20 vjeç dhe R. K., 39 vjeç të cilët akuzohen për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Njfotimi i policisë 

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që menaxhonte, shërbimet e Policisë kanë gjetur një laptop në të cilin kishte të hapur një faqe ëebsite për luajtjen e lojërave të paligjshme të fatit, e përdorur në mënyrë të vazhdueshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 33 vjeç dhe N. D., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Ali Baushi” i kanë vjedhur biçikletën shtetasit N. L. Gjithashtu, këta shtetas, më datë 27.09.2020, në rrugën “5 Maji” i kanë vjedhur biçikletën shtetasit A. L. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit H. B., 45 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., 20 vjeç, pasi ka vjedhur disa veshje në një qendër tregtare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet e vjedhura dhe një palë pinca që i përdorte për të hequr barkodet e veshjeve. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: V.I, 57 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; K., 39 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.76 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona në tiranë arrestohen 8 persona në tiranë

Sondazh

Poll