Aktualitet

I vendosi gjobë për parkimin/ Shoferi në Shkodër bën për spital policin, i thyen nofullën (EMRAT)

9 Tetor 2020, 07:46 Nga DOSJA
I vendosi gjobë për parkimin/ Shoferi në Shkodër bën

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Indrit Shtegun, i cili akuzohet se ka rrahur në mënyrë brutale efektin e Rrugores, Hysni Idrizi.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”. Pasi, Indrit Shtegu, parkoi kundravajtje mjetin triçikël në lagjen Parrucë, në një parkim dysh, menjëherë efektivi i policië i vuri gjobë, por kjo e fundit nuk u pranua nga drejtuesi i mjetit.

Shtegu nisi të debatojë me policin dhe më pas e goditi me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Efektivi u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës nga ku mësohet prej bluzave të bardha se ka të thyer nofullën.

Ndërkohë familjarët e Shtegut kanë deklaruar në polici, se ky i fundit ka probleme të shëndetit mendor. Mbi të rëndon vepra penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hysni idrizi indrit shtegu shoferi në shkodër bën për spital policin hysni idrizi indrit shtegu shoferi në shkodër bën për spital policin

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:28

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin  “Ilva Now” në Euronews Albania deklaroi se presidenti Ilir Meta ka kapur momentin për të ndërhyrë në favor të L...

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:15

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e 12 të grevës së urisë. Mëngjesin e sootëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe një tjetër gre...