Aktualitet

9 Tetor 2020, 07:15 Nga DOSJA

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e 12 të grevës së urisë. Mëngjesin e sootëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe një tjetër grevist janë shtruar në spitalin e Ballshit në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe nëntë të tjerët po rëndohen nga ana shëndetësore.

Dautaj mori ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Ballshit, nga ku deklaroi se kishte probleme me hipertensionin. Edhe pse mjekja e spitalit i numëroi të gjitha problemet shëndetësore dhe i sugjeroi të mos kthehej pranë kolegëve, Dautaj, u kthye.

Ai ndodhet sërish në grevën e urisë, në ndërtesën ku tashmë janë ngujuar dhe nuk pranojnë as praninë e gazetarëve. Para se të futej, Dautaj lajmËroi dorëzimin e dosjes së tyre në SPAK.

Një ditë më parë, naftëtarët morën vendimin për të mbyllur dyert e vendit ku janë ngujuar prej kaq ditësh dhe nuk lejuan askënd të futet brenda. Ata nuk pranuan as mjekët apo gazetarët dhe u shprehën se që aty do të dilnin me barela. Para dy ditësh edhe tre grevistë të tjerë janë përkeqësuar dhe janë shtruar në spital. Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe për rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.

Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Ata kanë protestuar edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

Pak ditë më parë nafëtarët u vizituan nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bërë thirrje shtetit që t’u japë pagat naftëtarëve. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët me temë ekonominë tha se ka shkuar posaçërisht në Azerbajxhan disa javë më parë, ku ka takuar presidentin e vendit për problemin e naftëtarëve. Rama tha se bëhet fjalë për një privatizim kriminal dhe shtoi se i vjen keq për situatën e punonjësve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve sokol dautaj greva e urise e naftetareve sokol dautaj

Sondazh

Poll