Aktualitet

Familjet në zi/ Parcela me hashash në emër të tij, arrestohet babai i Daniel Pepajt, dyshohet se ka fshehur dhe të birin, v

9 Tetor 2020, 05:46 Nga DOSJA
Familjet në zi/ Parcela me hashash në emër të tij,

SHKODËR– Fshati Bajzë në Malësinë e Madhe është në zi. Një ditë pas gjetjes së dy trupave të viktimave, familjet e Klement Ppepajt dhe Vilson Çutajt, kanë hapurt dyert e motit, ndryshe nga ajo e Daniel Pepajt, që është ngujuar. Në banesën e këtyre të fundit, siç shihet edhe në pamjet e sjella nga Dosja.al shihet se ndodhet një mjet polici dhe disa efektivë. Ata i ruhen frikës së gjakmarrjes.

Nga ana tjetër, Policia është vënë në kërkim të ekzekutorit Daniel Pepaj, për kapjen e të cilit ka kërkuar ndihmë edhe nga vendet fqinjë, pasi dyshohet se 25-vjeçari ka kaluar në Malin e Zi. Ndërsa babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është vënë në pranga. Parcela ku u gjet kanabisi, pranë trupave të dy viktimave, rezultoi në emër të Daniel dhe Rrok Pepajt, dhe i moshuari akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Ai gjithashtu akuzohet për deklarim të rremë në polici, pasi dyshihet se ka pasur dijeni për krimin e dyfishtë dhe ka fshehur të birin që është ekzekutori. Oficerët dyshojnë se pas krimit të rëndë ai ka strehuar në banesë djalin e tij dhe se ka djeni se ku ndodhet aktualisht ai. Rrok Pepaj është personi që një ditë më parë drejtoi policinë drejt vendit, ku ndodheshin të trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, ku tregoi edhe parcelat me kanabis.

Dëshmitari kryesor i vrasjes së dy të rinjve është Olson Çutaj, vëllai i një prej viktimave, Vilson Çutaj. Olson Çutaj ishte njeriu që i pa për herë të fundit të gjallë dy të rinjtë. Ai i shoqërinë me makinë bashkë me Danielin, në fshatin Vrith, ku supozohej që ekzekutori do t’u tregonte se ku kishte fshehur kanabisin që kishte vjedhur nga parcelat.

Olson Çutaj bëri dhe një dedikim prekës në rrjetet sociale. Teksa ka postuar fotot e dy viktimave. Ai shkruan se e ka zemrën copë nga dhimbja.

Si ndodhi sherri mes të rinjve?

Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur.

Kështu, më datë 3 tetor, Olsoni në timon, tre të tjerët pasagjerë, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Olsoni priti në qendër të fshatit, ndërkohë që tre të rinjtë, u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.

Më pas, u largua, në një drejtim që ende nuk dihet. Dy kufomat e të rinjve u gjetën ditën e djeshme të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Pranë tyre u gjetën edhe 29 rrënjë kanabisi. 

(j.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rrok pepaj danjel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj arrestohet rrok pepaj danjel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll