Aktualitet

ME VIDEO/ Dalin pamjet nga parcela me hashash ku u gjetën trupat e dy viktimave në Malësinë e Madhe, “vaska” me ujë dhe

8 Tetor 2020, 20:04 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Dalin pamjet nga parcela me hashash ku u gjetën trupat e dy

Vrasja e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj ka sjellë dhe njëherë në vëmendje problematikën e mbjelljes së kanabisit në vend. Pas gjetjes së trupave të viktimave janë gjetur gjithashtu dhe disa parcela me lëndë narkotike, ku numri i rrënjve të mbjella arrin në 200. Faxweb ka arritur të sigurojë video nga parcela me drogë ku u gjetën dy të rinjtë e vrarë. Siç shihet dhe nga pamjet, megjithëse bima narkotike është shkulur, duken qartë gropat e shumta të mbjella me kanabis.

Kujtojmë se tre të rinjtë rezultuan të zhdukur që prej datës 3 tetor, datë kjo kur Danjel Pepaj sipas burimeve është rráhur shumë keq nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë. Konflikti ka nisur si pasojë e vjedhjes së një sasie kanabisi. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjèdhjes së parcelave me cánnabis por pas torturave është detyruar që të thotë po.

Video e Plotë:

Nga Bajza janë nisur drejt Vrithit duke iu ngjitur malit ndërsa atje ka marrë një ármë të fshehur dhe dyshohet se i ka qèlluar të dy personat që e kanë rráhur më përpara. Burime nga fshati Vrith tregojnë se nuk është vjèdhur vetëm parcela e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj por edhe dy parcela të tjera që kanë qenë aty afër. Mësohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me cánnabis ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një parcel veçmas.

Pas dyshimeve se mund t’i ketë qèlluar Danjel Pepaj dyshohet se ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur dhe duke i thënë se “njërin e kam qèlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdèkur apo jo”.

Vëllai i tij dyshohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qèllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në Zagorë.

Marrë nga FAXnews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt klement pepaj vilson çutaj gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt klement pepaj vilson çutaj

Sondazh

Poll